Pandemia e koronavirusit me shumë mundësi rezultoi si pasojë e një rrjedhjeje nga një laborator kinez, raportohet të ketë deklaruar Departamenti Amerikan i Energjisë.
Një raport i Wall Street Journal thotë se Departamenti Amerikan i Energjisë i është bashkëngjitur Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në qëndrimin se virusi u shpërnda si pasojë e një aksidenti laboratorik në Kinë. Por, Shtëpia e Bardhë mbetet në qëndrimin se inteligjenca amerikane është e ndarë rreth kësaj çështje.
Derisa dy agjencitë amerikane janë të pavendosura, katër departamente të tjera, bashkë me një repart në inteligjencën kombëtare, akoma besojnë se Covid-19 me shumë mundësi u përhap nga infektimi i njeriut nga kafshët.
Disa shkencëtarë gjithashtu besojnë se origjina e Covid-19 ka ndjekur rrugën e njëjtë të natyrshme sikurse përhapjet e patogjeneve të mëparshme të panjohura.
Kina refuzon me vendosmëri çfarëdo indikacioni se Covid-19 vjen nga një laborator.
Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 si pandemi globale në fillim të vitit 2020, kjo sëmundje infektoi 680 milionë njerëz dhe shkaktoi gati 6,8 milionë vdekje.