Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin dhe kapacitetet, tha ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, në konferencën “FSK dhe Partnerët”.
“Në vitin 2021 FSK, ka marrë pjesë në misionin e parë paqësor, nuk do të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe ofrues të sigurisë”, tha ai.
Ai ka përmendur pjesëmarrjen në Defender Europe 2021 si arritje e madhe e FSK-së.
“Në këtë forum me partnerët do të ritheksoja përkushtimin e Republikës së Kosovës për t’u koordinuar në sfidat e paqes dhe sigurisë, mbështetjen e vazhdueshme dhënë ndaj FSK-së, gjithashtu të avancojmë praktikat në vendin tonë”, ka thënë Mehaj.
“FSK dhe Partnerët” është konferencë vjetore ndërkombëtare.
Shefi i shtabit të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneral-brigade John B. Bozicevic tha se KFOR ka raporte të shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes si dhe me udhëheqësit e FSK-së.
Bozicevic tha se po shikojnë përpara për bashkëpunim midis KFOR-it dhe FSK-së.
“Planifikojmë të themelojmë një grup punues së bashku me ekipin nga Ministria e Mbrojtjes për të eksploruar mundësitë e trajnimit të përbashkët në të ardhmen midis KFOR-it dhe FSK-së. Ne e vlerësojmë shumë faktin që jemi këtu dhe do të shohim përpara për një Kosovë prosperuese dhe në paqe për të gjithë”, tha Bozicevic.
Ambasadori i Türkiye-s (Turqisë) në Kosovë, Çagri Sakar tha se Türkiye ka raporte speciale me Kosovën dhe punon që të sigurojë mbështetjen e Kosovës në fusha të ndryshme duke përfshirë sektorin e mbrojtjes.
Sakar tha se mbështetja e Türkiye-s është materializuar brenda kuadrit të përcaktuar nga disa marrëveshje që nga viti 2008.
“Çdo vit afërsisht gjashtëdhjetë anëtarë të FSK-së po marrin trajnime ushtarake në Türkiye, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të trajnimit ushtarak. Më shumë se 500 pjesëtarë stafi të FSK-së, përfshirë mjekët e parë ushtarakë dhe pilotët e helikopterëve të Kosovës, tashmë kanë marrë trajnime në Türkiye, në atë drejtim”, theksoi Sakar duke shtuar se mbështesin rrugën e integrimit euro-atlantik për Kosovën.
Sakar tha gjithashtu se edhe takimet e shpeshta të të dy ministrave të mbrojtjes e forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin midis Kosovës dhe Türkiye-s në fushën e mbrojtjes.
Më 2018, përmes ndryshimeve ligjore ka nisur transformimi i mandatit të FSK-së në forca të armatosura. Ky proces pritet të zgjasë 10 vjet.
27 Sht 2022
Mehaj: FSK është duke e rritur profesionalizimin
Shefi i shtabit të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneral-brigade John B. Bozicevic tha se KFOR ka raporte të shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes si dhe me udhëheqësit e FSK-së.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore