A po zëvendësohet e-maili me format e tjera të komunikimit?    /Photo: AA

Punonjësi mesatar në Evropë, i cili përdor një kompjuter në punë, shpenzon 18.4 minuta në ditë për të dërguar dhe marrë e-mail, me një diferencë të madhe në kohë midis punonjësve në vendet jugore të Mesdheut dhe në vendet veriore të Beneluksit.

Kështu, punonjësit në ishullin mesdhetar të Maltës shpenzojnë 55 minuta, ndërsa në Luksemburg kalojnë pak më shumë se 2 minuta në ditë në korrespondencë me email, sipas hulumtimit të kompanisë së softuerit DeskTime me bazë në Riga.

Sipas këtyre të dhënave, punonjësit kroatë shpenzojnë pothuajse 14 minuta në ditë në korrespondencën zyrtare të biznesit me email.

Kroacia është kështu në mes, në vendin e 15-të midis 30 vendeve të përfshira në sondazh, i cili u krye në nëntor me më shumë se 11.000 punonjës në gjithë Evropën.

Në Kroaci, përveç postës elektronike përdoret shpesh edhe MS Outlook, dhe jorastësisht ky vendi renditet në mes të listës së hulumtimit, pasi që përdor edhe këto mjete të reja të komunikimit.

Ndikimi i pandemisë dhe shpjegimet profesionale

Dallimet drastike midis veriut dhe jugut të Evropës shpjegohen me futjen e teknologjive të reja të komunikimit që u bënë shumë të njohura në vendet veriore gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në këtë mënyrë gjatë pandemisë, kompanitë në vendet e Beneluksit, si dhe Austri, Zvicër dhe Gjermani filluan të përdorin ndjeshëm mjetet e reja Teams, Zoom, Slack dhe PhpStorm për komunikim midis punonjësve dhe kompanive tjera, dhe si rezultat, ata reduktuan korrespondencën klasike të emailit.

Nga ana tjetër, vendet e Mesdheut jugor nuk filluan t'i përdorin në masë këto mjete të reja. Për këtë arsye, ata ende përdorin shumë e-mail dhe, përveç tij, përdorin më së shumti edhe mjetet e vjetra të komunikimit Skype, MS Outlook dhe Google Docs.

“Kompanitë në mbarë botën kanë adoptuar punën në telekomunikacion ose hibrid me kohë të pjesshme nga shtëpia. Në të njëjtën kohë, ata futën mjete dhe aplikacione të ndryshme në rutinën e tyre të përditshme. Më herët mjeti kryesor i tyre i komunikimit ishte posta elektronike, por tani përdorin mjete më efikase në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm, sepse kursejnë kohë”, thotë Artis Rozentals, CEO i DeskTime.

Autorët e hulumtimit deklarojnë se që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, takimet dhe video-konferencat janë mbajtur duke përdorur mjete të tilla si Teams dhe Slack, kështu që komunikimi është më i shpejtë dhe e-mail-i përdoret më pak.

Në DeskTime, e themeluar në vitin 2011 në kryeqytetin e Letonisë, një kompani që merret me monitorimin e produktivitetit në kompani, ata komunikojnë edhe nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme, përfshirë Teams, nga prodhuesi amerikan Microsoft.

“Kështu që më ka mbetur pak arsye për të hapur emailin gjatë ditës së punës”, thotë Rozentals.

E, megjithatë, në Letoni, punonjësi mesatar shpenzon 36 minuta në korrespondencën me e-mail. Kjo është vetëm pak më pak se Greqia dhe Spanja, ku punëtorët shpenzojnë midis 36 dhe 38 minuta, gjë që i vendos ata në vendin e dytë dhe të tretë në Evropë, menjëherë pas Maltës.

Punonjësit në Austri, Zvicër, Belgjikë dhe Holandë shpenzojnë ndërmjet 3.67 dhe 6.11 minuta për të dërguar dhe marrë e-mail dhe janë në fund të tabelës, krahas Luksemburgut.

Hulumtimi u krye në mesin e punonjësve që kalojnë shumicën e kohës në kompjuter në profesionet e tyre.

Anketa tregon gjithashtu se punëtorët në Evropë shpenzojnë 33 për qind më pak kohë për të dërguar email sesa punëtorët në ShBA. Një punonjës evropian shpenzon 18,42 minuta në ditë, dhe një amerikan 27,23 minuta në e-mail.

“Kjo tregon një ndryshim të mundshëm në mënyrën e komunikimit në vendin e punës, kulturën dhe zakonin e përdorimit të postës elektronike në të dyja rajonet”, thotë Rozentals.

Por, edhe në ShBA që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit 2020, punonjësit kanë përdorur më shumë aplikacione si Teams dhe Slack, gjë që ka sjellë më pak përdorim të postës elektronike.

Në vitin 2019, punonjësit amerikanë shpenzonin mesatarisht më shumë se 300 minuta (pesë orë) në ditë në korrespondencë me e-mail, raportoi kompania e softuerit Adobe në atë kohë. Në nëntor 2022, ata shpenzuan pak më shumë se 27 minuta, sipas DeskTime bazuar në hulumtimin e tij.

Në vitin 2017, Microsoft lëshoi ​​në treg aplikacionin Teams, i cili përdorej nga 2 milionë njerëz në atë kohë. Në vitin 2022, numri i përdoruesve është rritur në 270 milionë, sipas Microsoft-it.




TRT Balkan / agjencitë