Takëmet dhe pjatat plastike për një përdorim do të ndalohen në Angli si pjesë e përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike, raportojnë mediat lokale.
Ky vendim vjen pas një konsultimi për këtë çështje të udhëhequr nga Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (Defra) i cili u zhvillua nga nëntori 2021 deri në shkurt 2022.
"Një piruni plastik i duhen 200 vjet për t'u shkatëruar (asgjësuar), kjo është dy shekuj në deponi ose duke ndotur oqeanet tona", tha Sekretarja e Mjedisit Therese Coffey për Mail on Sunday.
"Unë jam e vendosur të ndërmarr veprime për të trajtuar këtë problem. Ne kemi bërë tashmë hapa të mëdhenj në vitet e fundit, por ne e dimë se ka më shumë për të bërë dhe ne kemi dëgjuar edhe një herë lutjet e publikut," tha Coffey, duke shtuar:
“Ky ndalim i ri do të ketë një ndikim të madh në zvogëlimin e ndotjes së miliarda pjesëve të plastikës dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit natyror për brezat e ardhshëm”.
Përgjigjet ndaj një konsultimi mbi propozimet për ndalimin e artikujve plastikë me përdorim të vetëm në Angli pritet të publikohen të shtunën.
Ndalime të ngjashme tashmë janë futur në Skoci dhe Uells.