Shkupi, në vitin 1972 ka qenë nikoqir i Olimpiadës jubiliare të 20-të, në shah.
64 fusha, 32 figura, dy mbretër dhe vetëm një fitues. Organizimi i kësaj Olimpiade në Shkup, për lojën më të vjetër strategjike, ishte shpallur më i miri. Për herë të parë shahistët u renditën dhe u përballën sipas pikëve të rejtingut të ILO-s, i vendosur nga Federata Ndërkombëtare e Shahut – FIDE.
Bashkimi Sovjetik fitues i dhjetë medaljeve të njëpasnjëshme të arit erdhi në Shkup me një ekip të fuqishëm. Ekipi drejtohej nga mjeshtër të dalluar siç ishin Anatoli Karpov, Riga Mihail Tajl, dhe strategët e njohur Korçnoj, Petrozian dhe Smislov.
Pjesëmarrjen në këtë olimpiadë e kishte refuzuar gjeniu amerikan i shahut Bobby Fischer. Kërkesa e tij kishte qenë sigurimi i një hapësirë të posaçme ku do të ishte i vetëm me kundërshtarin e tij. Organizatorët nuk kishin lëshuar pe nën presionin e kampionit të atëhershëm botëror. Megjithatë, Fischer, paraprakishtë kishte qenë në Shkup në kuadër të turnirit memorial në kujtim të viktimave të tërmetit.
Në mungesë të tij nuk kishte marrë pjesë as Boris Spaski, i cili vetëm disa muaj para olimpiadës kishte pësuar humbje të madhe për titullin botërore, në garën të cilën SHBA dhe BRSS e prezantuan si mundësi për dominim në botë në kulmin e Luftës së Ftohtë.
Edhe pse të dobësuar, përfaqësuesit e BRSS-së, i fituan shahistët nga Hungaria, të cilët e fituan argjendin, përdersia nikoqiri Jugosllavia e asaj kohe u gëzuan me bronz. SHBA-të, Çekosllovakia dhe Gjermania Lindore ishin dëshprimet më të mëdha në turnirin e olimpiadës.
Shahistët nga Maqedonia në Jugosllavi fituan medalje të arit në ekzebicionet për zgjidhjen e detyrave të shahut.
Kjo është olimpiada e parë në të cilët paralelisht dhe në vend të njëjtë kanë marrë pjesë edhe reprezentacionet e grave në shah. Tradita vazhdon edhe në ditët e sodit.
1 Kor 2022
Lëvizjet e shkëlqyera të shahut janë kujtimi i vetëm për Shkupin Olimpik
A e keni ditur se Shkupi, me një kohë ka qenë qytet olimpik? Pesë dekada më parë elita e shahut i ka matur forcat në metropolin e vendit. Kjo ka ndodhur po thuajse një dekadë pas tërmetit katastrofik që e goditi Shkupin në vitin 1963
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore