Tombik Döner zgjidhet sanduiçi më i mirë në botë.     /Foto: tasteatlas

Përkundër konstatimeve të shumta shkencore se ushqimet e shpejta e ngadalësojnë rutinën e një shëndeti të mirë, ata vazhdojnë të mbeten pjesë e përditshmërisë sonë.

Sanduiçi është një artikull ushqimor shumë i gjithanshëm dhe i popullarizuar në gjithë botën.

Faqja e internetit Taste Atlas ka publikuar një renditje të sanduiçëve më të mirë në botë sipas profesionistëve dhe kritikëve të industrisë ushqimore. Kështu, TRT Balkan ju sjell sanduiçët më të vlerësuara në botë.

Tombik Döner turk, zgjedhja kryesore

Tombik Döner turk ishte zgjedhja kryesore e kritikëve me një vlerësim prej 4,7/5.

Tombik Döner ose gobit qebap është një shumëllojshmëri doner qebap ku mishi bluar futet në një bukë në formë simite e njohur si pide ekmek.

Buka ka një pamje të jashtme krokante dhe një të brendshme të butë.

Kjo pjatë zakonisht shërbehet me përbërës shtesë, në varësi të zgjedhjes së klientit, si domate, qepë, marule ose perime dhe salca të ndryshme.

Asnjë sanduiç evropian në top 5

Në listën e Top 5 sanduiçëve më të mirë në botë nuk kemi asnjë nga vendet e Evropës.

Pas Tombik Döner turk radhiten sanduiçi me proshutë djegës Butifarra i Perusë, sanduiçi i mbushur me biftek të prerë hollë ose i njohur si de lomo i Argjentinës, sanduiçi amerikan Spiedie me mish të pjekur në skark në një hell metalik dhe Ban Mi ose baguette vietnameze.

Të gjitha këto sipas kritikëve të industrisë ushqimore janë vlerësuar me 4,6/5.

TRT Balkan