Përqindja e identifikimit mbikombëtar ndryshon nga viti në vit, dhe mesatarja e fundit për BE-në është 10.6 për qind.     Foto: AA

Në mesin e qytetarëve të Bashkimit Evropian është një numër i vogël i atyre që nacionalisht e konsiderojnë veten evropianë, sikurse në ish-Republika Socialiste Federative të Jugosllavisë, një numër i vogël i qytetarëve në shkallë kombëtare e konsideronin veten jugosllavë, sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Politicka Misao”.
Autorët Nikola Petrović dhe Filip Fila nga Instituti për Kërkime Sociale në Zagreb dhe Marko Mrakovçiq nga Fakulteti Juridik në Rijekë përdorën hulumtimin e Eurobarometrit mbi identifikimin evropian dhe ata filluan, siç thonë ata, nga artikulli kapital nga Dushko Sekulić, Garth Massey dhe Randy Hodson “Kush kanë qenë jugosllavët”, i cili i botua në vitin 1994 në revistën American Sociological Review.
Evropianët politikë më të shumtë në Luksemburg
Përqindja e identifikimit mbikombëtar ndryshon nga viti në vit, dhe mesatarja e fundit për BE-në është 10.6 për qind. Shumica e tyre janë në Luksemburg 25.6 për qind, Belgjikë 18 për qind, Britani e Madhe 16.1 për qind, Gjermani 14 për qind dhe Spanjë 13,7 për qind.
Ngjashëm me Jugosllavinë socialiste, disa nga vendet me përqindjen më të madhe të evropianëve janë etnikisht heterogjenë, komentojnë autorët.
Ky duket të jetë gjithashtu rasti për Letoninë (10.6 për qind evropianë), e cila ka pjesën më të vogël të popullsisë së kombit titullar midis shteteve anëtare postsocialiste dhe përqindjen më të lartë të evropianëve në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL).
Megjithatë, ndryshe nga rasti jugosllav dhe niveli nën mesatar i identifikimit mbikombëtar të vendit më të madh, Serbisë, në vitin 1981 (4.8 përqind) dhe 1991 (2.5 përqind), anëtari më i populluar i BE-së, Gjermania, ka një nivel mbi mesatar të identifikimi primar europian, edhe pse kohët e fundit ka shënuar rrënie.

Në Kroaci, 6 për qind e popullsisë identifikohet si evropiane, në Sllovaki 6.9, Slloveni 7.7, Bullgari 8.5, në Republikën Çeke 8.9 dhe Hungari 11.5.
Në fund renditen Portugalia me 2.1 për qind, Greqia me 2.8 për qind, Malta me 3.2 për qind, Irlanda me 4.5 për qind, Administrata e greke e Qipros Jugore dhe Finlanda me 4.7 për qind, Suedia me 4.8, Danimarka me 5 dhe Estonia me 6 për qind të popullsisë që konsiderohet evropiane.
Në vitin 1981, numri më i madh i qytetarëve të cilët deklaroheshin si jugosllavë ishte në Kroaci dhe Vojvodinë, 8.2 për qind, pasuar nga 7.9 përqind në Bosnjë e Hercegovinë. Më pak ishin në Kosovë (0.1) dhe Maqedoni të Veriut (0.7), dhe në Slloveni (1.4) dhe Serbi (4.8 për qind). Në vitin 1991, përqindja e jugosllavëve në Vojvodinë u rrit në 8.7, dhe kudo tjetër ajo ra në mënyrë drastike.

Nivele të ulëta të identitetit mbikombëtar
Niveli i ulët i evropianëve dhe jugosllavëve në të dyja vendet nuk është i papritur sepse bartësit më të fuqishëm të ndërtimit të Jugosllavisë socialiste dhe projektit evropian nuk ishin të fokusuar në ndërtimin e një identiteti mbikombëtar që do të zëvendësonte identitetet ekzistuese kombëtare midis njerëzve, shpjegojnë autorët.
Ndërtimi dhe pranimi i gjerë i një identiteti evropian mbikombëtar kufizohet nga fakti se projekti evropian ekziston vetëm për disa dekada, ndërsa identitetet kombëtare në Evropë janë ndërtuar prej shekujsh.
Po ashtu, në këtë hulumtim thuhet se qytetarët që kanë një status më të lartë shoqëror kanë më shumë gjasa të bëhen evropianë, siç u ndjenë kështu jugosllavët të cilët, nëpërmjet migrimit, martesave të përziera dhe shtetësive të shumëfishta, kishin më shumë kontakte me pjesët e tjera të komuniteteve politike mbikombëtare dhe kishin një kombësi më pak ekskluzive.
Një nga dallimet kryesore mes Jugosllavisë Socialiste dhe BE-së në këtë fushë është fakti se orientimet e ndryshme politike mund të shoqërohen me ndjenjën e evropianizmit.
Megjithëse, Europa është gjithnjë e më shumë e lidhur me vlerat e krahut të majtë, kjo nuk i pengon disa nga të anketuarit e krahut të djathtë të identifikohen si evropianë. Për shembull, në Belgjikë, qëndrimet kundër emigrantëve rrisin gjasat për të identifikuar qytetarët si evropianë.
Rritja e përqindjes së evropianëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, sipas autorëve, tregon një polarizim në rritje rreth çështjes së BE-së, por në MB kjo nuk ka qenë në gjendje të ndalojë euro - dezintegrimin. Megjithatë, lëvizshmëria në rritje dhe veçanërisht migrimi në rritje në BE mund të rrisë perspektivat për identifikimin parësor evropian.

HINA