Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi ku u prit në një takim nga Presidenti i Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.
Rama dhe Al Nahyan biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruhet së shpejti.
“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
TRT Balkan / agjencitë