Rama: Mbështesim Kosovën në zbatimin e marrëveshjes bazë me Serbinë.  / Foto: AA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për Kosovën sa i përket zbatimit të Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjete sociale tha se nuk mund të mos jetë krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, shtoi Rama, “projektstatuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është projekt i BE-së”.

“Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve tona fqinje”, vijoi Rama.

Ndër të tjerash, Rama bëri të ditur se së shpejti do të vizitojë Prishtinën për të treguar mbështetjen e tij.

“Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkroi Rama.

TRT Balkan / agjencitë