Afro 2 mijë vetëvrasje për 5 vjet në Bosnjë e Hercegovinë.     Foto: AA

Në Bosnjë e Hercegovinë vetëm brenda pesë viteve janë regjistruar 1.948 vetëvrasje.

Mosha e njerëzve që marrin jetën e tyre gjithashtu po ndryshon, gjithnjë e më shumë të rinj vendosin ta bëjnë këtë.

Grupmoshat prej 30 deri në 40 vjeç kanë qenë viktimat më të shumta të cilët kanë vendosur t’i japin fund jetës së tyre.

Asima Bratanoviq, psikologe dhe këshilltare psikologjike, tha se të rinjtë përbëjnë përqindjen më të madhe të klientëve në gjashtë muajt e fundit në qendrën e këshillimit Care4Me.

Sipas saj, njerëzit nuk duhet të kompleksohen që të vizitojnë psikologët dhe se duhet të zhvillohet vetëdija kolektive.

“Ka shumë njerëz, veçanërisht në shoqërinë tonë të cilët luftojnë çdo ditë dhe shpenzojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre duke luftuar me veten dhe duke kaluar një periudhë pafuqie, dëshpërimi. Ndonjëherë disa situata banale mund të na çojnë në një ndjenjë të tillë. Para së gjithash, mungesa kolektive e asaj vetëdije në shoqërinë tonë, për normalitetin e kërkimit të mbështetjes dhe ndihmës, ndërkohë që kalojmë disa situata të vështira të jetës së përditshme, është një nga shkaqet më të mëdha që çojnë në vetëvrasje”, theksoi Bratanoviq.

Ajo deklaroi se brezat e rinj të sotëm janë të ekspozuar ndaj sasisë së stresit që i janë ekspozuar njerëzit në moshën 50-vjeçare.

“Do të shikoj sërish klientët e mi të rinj, të cilët janë përfaqësuar kohët e fundit. Duke i dëgjuar, mund të them se ata nuk jetojnë jetën e 20-vjeçarëve apo 30-vjeçarëve, siç ka jetuar dikush dhjetë, njëzet vjet më parë. Atëherë jeta dukej krejtësisht ndryshe. Pritjet, përditshmëria nuk ishin të njëjta për një person 30-vjeçar që jetoi në vitet '90 dhe sot, 20 vjet më vonë. Gjithçka ka ndryshuar krejtësisht", tha Bratanoviq për AA.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), më shumë njerëz vdesin çdo vit nga vetëvrasja sesa nga HIV, malaria ose kanceri i gjirit ose nga vrasja. Në vitin 2019, u regjistruan më shumë se 700.000 vetëvrasje.

OBSh-ja deklaroi se mesatarisht nëntë nga 100.000 njerëz kryejnë vetëvrasje në mbarë botën.

AA