Një minator ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë shpallur të zhdukur pas një aksidenti në minierën e qymyrit të bardhë në Velenje, Slloveni.
Aksidenti ndodhi mbrëmë pasi një nga tunelat e minierës u përmbyt dhe u mbulua me baltë.
Sipas Policisë në Celje, trupi i një minatorit të vdekur është nxjerrë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar dy të tjerët.
Mediat lokale raportojnë se ekzistojnë mundësi të vogla që minatorët e bllokuar të mbijetojnë në tunelin e bllokuar.
Në momentin e aksidentit, në punë ishin 14 persona, shumica prej të cilëve arritën të shpëtojnë, ndërsa tre mbetën të bllokuar.
Një hetim do të përcaktojë shkakun e aksidentit, ndërkohë që kryeministri slloven Robert Golob ka shprehur ngushëllime.
"Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Falënderoj sinqerisht shpëtimtarët për përpjekjet dhe angazhimin e tyre për të bërë gjithçka që mundën," shkroi Golob në rrjetin social X dhe njoftoi se do ta vizitojë minierën në Velenje sot.