Aksion i KFOR-it në veri, hiqen automjetet e mbetura nga barrikadat.   Foto: Reuters

Misioni i NATO-s ka ndërhyrë në veri të Kosovës për të kryer disa operacione inxhinierike duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në këtë pjesë.

"Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e OKB-së", njoftoi KFOR-i në Twitter.

Në këtë publikim nuk është bërë e ditur se ku është kryer largimi i veturave, por në barrikadën në urën mbi lumin Ibër, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, kishin mbetur dy kamionë, të cilët janë djegur nga persona të panjohur gjatë javës së kaluar.

Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty mbetën disa kamionë të djegur nga vetë ata.

Ndërsa vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë u dërgua në arrest shtëpiak.

TRT Balkan / agjencitë