Gjykata e Qarkut në Zagreb paditi tre ministra të shkarkuar dhe ish-zëvendëskryeministrin e Republikës së Kroacisë.
Gjykata e Qarkut në Zagreb konfirmoi se ka ngritur aktakuza kundër ish-zëvendëskryeministrit Boris Millosheviq nga Partia e Pavarur Demokratike Serbe (SDSS) dhe ish-ministrat e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) Darko Horvat, Josip Aladroviq dhe Tomislav Tolushiq.
Aktakuzat kryesisht i referohen manipulimit të subvencioneve për zonat e banuara nga pakicat kombëtare, punësimit të paligjshëm në shërbimet shtetërore dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.
Kjo është një aktakuzë e vetme që përfshin tre ministra kroatë dhe zëvendëskryeministrin nga radhët e pakicave kombëtare të cilët janë shkarkuar për shkak të aferave të ndryshme që kanë rezultuar në këtë aktakuzë nga Zyra për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK).
26 Tet 2022
Aktakuzë kundër tre ish-ministrave dhe zëvendëskryeministrit në Kroaci
Gjykata e Qarkut në Zagreb konfirmoi se ka ngritur aktakuza kundër ish-zëvendëskryeministrit Boris Millosheviq dhe ish-ministrave Darko Horvat, Josip Aladroviq dhe Tomislav Tolushiq.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore