Efektivët policorë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) sot arrestuan pesë persona në zonën për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se në territorin e komunave Vlasenicë dhe Shekoviq, gjatë vitit 1995, kanë kryer veprën penale “Gjenocid” nga neni 171 i Kodit Penal të Bosnjë e Hercegovinës.
Në kuadër të operacionit janë bastisur banesa, objekte të tjera, prona të luajtshme dhe janë konfiskuar përkohësisht sende në pesë lokacione në Bileça, Shekoviq, Vlasenica, Zvornik dhe Han Pijesak.
Personat e privuar nga liria do t'i dorëzohen Prokurorisë së BeH-së për procedurë të mëtejshme pas përpunimit penal në ambientet e SIPA-s.
Operacioni është kryer sipas urdhrave të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska.