Artistët e “Teatrosk” performojnë në Prizren.     /Foto: AA

Artistë nga Maqedonia e Veriut performuan drejtpërdrejt me një performancë skulpturore para qytetarëve në qytetin historik të Kosovës, në Prizren.

Artistët e produksionit teatror të Maqedonisë së Veriut “Teatrosk” pikturuan gjithë trupat e tyre me ngjyra derisa morën pozicione të ndryshme dhe qëndruan me orë të tëra pa lëvizur, në sheshin e njohur të Shadërvanit.

Një paraqitje e tillë e artit rrugor me statuja të gjalla zgjoi interesim te prizrenasit dhe turistët e këtij qyteti, veçanërisht te fëmijët.

Produksioni teatror "Teatrosk" performon në vende të ndryshme evropiane si dhe Festivalin e Skulpturës "Statuafest", i cili organizohet çdo vjet në Shkup.

TRT Balkan / agjencitë