BE-ja: Ende pa përgjigje pozitive për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel.   / Foto: AA

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE-së), Peter Stano, në konferencën e përditshme për media ka treguar se u është bërë ftesë liderëve të Kosovës dhe të Serbisë që të takohen në Bruksel pa parakushte në nënyrë që t'i ulin tensionet dhe për t'u kthyer në dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja.

Duke thënë se ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga liderët, Stano tha se BE-ja pret një qëndrim të arsyeshëm nga vendet që duan të bëhen anëtare.

“Ne i ftuam të dy dhe presim që të vijnë pa asnjë parakusht", deklaroi Stano.

Dialogu Beograd-Prishtinë do të diskutohet në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që do të mbahet më 26 qershor dhe në samitin e liderëve të BE-së më 29-30 qershor, ku sipas Stanos, kjo tregon rëndësinë që BE-ka i kushton çështjes.

Ai tha se ftesa e Borrelit duhet cilësuar si një mundësi për palët para këtyre takimeve, në të kundërtën do të ketë pasoja për qytetarët e të dyja vendeve.

"Në të kundërtën, do të ketë pasoja për qytetarët si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Kjo do të jetë përgjegjësi e vetëm dy liderëve. Nuk është përgjegjësi e askujt tjetër", shtoi ai.

Në vlerësimin e tij të djeshëm, presidenti serb Vuçiq tha se Procesi i Dialogut Beograd-Prishtinë është “i pakuptimtë” në rrethanat aktuale dhe se nuk do të flasë për asgjë derisa serbët e Kosovës të ndaluar të lirohen.

TRT Balkan / agjencitë