Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Türkiyes, Gjeneral Metin Gürak.
Presidenti i Republikës theksoi gjatë bisedës se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Türkiyes janë në nivele shumë të larta në të gjitha fushat.
Presidenti vlerësoi se në siguri dhe mbrojtje ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.
Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj e falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Türkiyes, Gjeneral Gürak, për ndihmën në vazhdimësi të edukimit dhe trajnimit të efektivëve ushtarakë shqiptarë.
Kreu i Shtetit i përcolli gjeneralit Gurak vlerësimet për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar, si dhe ndihmën e dhënë ndaj Kosovës me mbështetjen për Forcën e Sigurisë dhe përmes KFOR-it, ku Türkiye ka aktualisht komandën.