Shënimi i 1 Marsit – Ditës së Pavarësisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) filloi mëngjesin e sotëm me ngritjen e flamurit kombëtar në kodrën Hum të Sarajevës, me intonimin e himnit kombëtar.
Në ceremoni, ndër të tjerash, morën pjesë anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të të gjitha niveleve të qeverisjes dhe qytetarë.
Një marsi, Dita e Pavarësisë së BeH-së, festohet me rastin e referendumit të zhvilluar me sukses për pavarësinë e vendit, të mbajtur më 29 shkurt dhe 1 mars 1992. Aso kohe votuan 2.073.568 votues (63.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në BeH). Rreth 99.7 për qind e atyre që morën pjesë në referendum votuan për pavarësinë.
Pyetja e referendumit ishte: "A jeni për një Bosnjë e Hercegovinë sovrane dhe të pavarur, një shtet të qytetarëve të barabartë, popujve të BeH-së - myslimanëve, serbëve, kroatëve dhe anëtarëve të kombeve të tjera që jetojnë këtu?".
Pas votimit për pavarësinë, BeH u njoh nga shumë vende të botës, ndërsa vendi brenda një kohe të shkurtër u bë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare.
1 Mar 2023
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
BeH dhe Shqipëria në top 5 vendet në botë me diasporën më të madhe
Pas shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, shumë emigruan nga vendet e Ballkanit në kërkim të një jete më të mirë. Në pjesën më të madhe, popullsia emigroi në një nga vendet më të zhvilluara të Evropës.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.