Kryetarët e rinj të komunave të Leposaviqit, të Zubin Potokut dhe të Zveçanit sot edhe zyrtarisht kanë dhënë betimin. Ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Në një zyrë lokale në fshatin Bistricë, e ka dhënë betimin kryetari i ri Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetimi. Ngjashëm si ai në fshatin Çabër e ka dhënë Betimin edhe kryetari i ri Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Para të pranishëmve në zyrën lokale Zeqiri premtoi se do të punojë drejt, ndershëm dhe në mënyrë të paanshme për të gjithë qytetarët e kësaj komune pa dallim. Seancë solemne të betimit kryetari i Zveçanit, Ili Peci, e ka dhënë në shkollën fillore Isë Boletini
Të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.
Ndryshe, më 23 prill në veri të Kosovës u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ku pjesëmarrës ishin vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.