Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçák.
Në këtë takim, sipas Bislimit është diskutuar mbi rrugën përpara në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Theksova rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren”, ka shkruar Bislimi në rrjete sociale.
Bislimi më tutje shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe që janë të interesuar të ndërtojnë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
“Gjithashtu, përsërita interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementët e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, ka theksuar Bislimi.
Ndonëse është diskutuar me z. Lajçak edhe për opsionet e konvertimit të targave ilegale në ato legale, ende nuk ka ndonjë marrëveshje definitive.
16 Nën 2022
Bislimi nga Brukseli: Kosova e përkushtuar ndaj dialogut parimor
Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçák, zv/kryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi, ka biseduar edhe opsionet e konvertimit të targave ilegale në ato legale.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.