Bllokadë 24-orëshe e rrugës kryesore nga studentët në Beograd      / Foto: AA

Studentë të shumtë dhe nxënës të shkollave të mesme kanë nisur sot një bllokadë 24 orëshe të një prej rrugëve kryesore të Beogradit.

Studentët kanë bllokuar rrugën para Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, ku kanë ngritur çadra dhe kanë përgatitur ushqime në rrugë.

Makinat e policisë shihen në të dyja skajet e rrugës së bllokuar.

Protestat dhe bllokadat janë pjesë e shprehjes së pakënaqësive që filluan pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi.

TRT Balkan / agjencitë