Borrell: Takime të pasuksesshme me Kurtin e Vuçiqin në Mynih / Foto: AA

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se takimet që kishte me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ishin të pasuksesshme.

Në deklaratën e Borrellit lidhur me takimet, të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, bëhet e ditur se Borrell ka diskutuar me Kurtin dhe Vuçiqin për deesklaimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Me presidentin serb Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Kurti kam diskutuar, në takime të ndara, se si të deeskalojmë tensionet mes dy vendeve, fatkeqësisht pa sukses”, thuhet në deklaratë.

Po aty, thuhet se Borrell ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, ka theksuar ndër të tjerash Borrell.

TRT Balkan / agjencitë