Bosnja protestë Serbisë për delegacionin serb në festimet e 9 janarit. / Foto: AA Archive

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës i dërgoi një notë proteste Serbisë në lidhje me praninë e anëtarëve të qeverisë serbe në përkujtimin e 9 janarit, Ditës së Republikës Sërpska, e cila është shpallur jokushtetuese me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

Nota i është dorëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë përmes Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës në Beograd dhe Ambasadës së Serbisë në Sarajevë.

Ndryshe, një delegacion i Qeverisë së Serbisë i kryesuar nga Millosh Vuçeviq, kryeministri serb dhe Ana Brnabiq, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, mbërriti në Banja Lukë për të shënuar 9 janarin, ditën antikushtetuese të Republikës Srpska.

Ndryshe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, e cila kundërshtoi në dy raste festimin e 9 janarit, autoritetet e entitetët të Republikës Srpska të Bosnjë e Hercegovinës organizuan një akademi festive dhe një paradë nëpër rrugët e Banja Lukës me rastin e kësaj feste antikushtetuese.

TRT Balkan / agjencitë