Bullgaria dhe Rumania u bënë anëtarë të plotë të Shengenit / Photo: AA

Rumania dhe Bullgaria janë bërë anëtarë të plotë të Shengenit, pas anëtarësimit në zonën Shengen detare dhe ajrore, në të cilën hynë në fund të marsit të këtij viti.

Në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, u vendos që Bullgaria dhe Rumania t'i bashkohen Shengenit me rrugë tokësore.

Ata u bënë anëtarë të zonës Shengen për udhëtime ajrore dhe detare në mars 2024, pas një marrëveshjeje të pjesshme me Austrinë. Përkatësisht, Austria fillimisht kundërshtoi pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në Zonën Shengen, duke thënë se numri i migrimeve është ende shumë i lartë dhe se vendet e përmendura duhet të bëjnë më shumë për të ndalur emigrantët.

Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të Bashkimit Evropian në vitin 2007.

Zona Shengen, e cila u krijua në 1995 dhe e cila ka qenë në një krizë të madhe vitet e fundit, tani ka 29 anëtarë.

TRT Balkan / agjencitë