Bullgaria do të dërgojë 100 automjete të blinduara në Ukrainë.     /Foto: AA

Deputeti i partisë në pushtet në Bullgari bëri të ditur planin e qeverisë për dërgimin e 100 automjeteve të blinduara në Ukrainë.

Sipas anëtarit të partisë Bullgaria Demokratike, Ivajlo Mirçev, i cili citohet nga transmetuesi publik Radio Bullgaria në një intervistë me bTV, automjetet janë mbajtur në depot e ushtrisë që nga fundi i viteve 1980.

Bullgaria mund të marrë ndihmën amerikane në këmbim, tha ai, duke shtuar se disa nga automjetet do të riparohen përpara se të dërgohen në Ukrainë.

Mirçev theksoi se plani ka mbështetjen e koalicionit qeverisës, partisë Lëvizja për të Drejta dhe Liri (MRF), kryeministrit, ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes, si dhe komisionit të mbrojtjes në parlament.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me shitjet e armëve dhe municioneve në Ukrainë, ai deklaroi se shitjet e armëve të vendit në Kiev në 16 muajt e fundit arritën në 2,5 miliardë euro.


AA