Bullgaria po punon për paketën e re të armëve në Ukrainë.    /FOTO: Reuters

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zapryanov, ka bërë të ditur se vendi i tij po punon për një paketë të re armësh për Ukrainën.

Duke folur për mediat pas takimit të Klubit Atlantik të Bullgarisë në kryeqytetin Sofje, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve BTA, Zapryanov zbuloi se ndihma ushtarake e propozuar për Ukrainën, që përfshin municione dhe pajisje të tjera nga ushtria bullgare, është gati për shqyrtim dhe shumë shpejt do të dorëzohet për miratim nga kabineti qeveritar.

Më saktësisht, theksoi ai, paketa përfshin vetëm armë të vogla dhe predha artilerie, duke përjashtuar çdo mbështetje financiare.

Vlen të përmendet se Zapryanov theksoi se paketa do të përfshijë një marrëveshje kompensimi me një vend aleat, duke siguruar para për përpjekjet e modernizimit të Forcave të Armatosura Bullgare.

“Qeveria ende nuk ka vendosur për kohën e dërgimit të ndihmës së re në Ukrainë. Vendimi do të kërkojë koordinim me vendet aleate dhe autoritetet ukrainase, e ndjekur nga sigurimi i logjistikës së nevojshme”, theksoi ai.

Gjithashtu, duke folur në të njëjtin takim, kryeministri bullgar në detyrë, Dimitar Gllavçev, theksoi se “Bullgaria po punon në mënyrë aktive për të përmirësuar aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse në krahun lindor, duke përmbushur detyrimet e saj në mënyrë efektive”.

TRT Balkan / agjencitë