Shumë herë janë përplasur me deklarata përmes mediave, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq, deri më sot zyrtarisht kanë realizuar vetëm dy takime në Bruksel. Kuptohet me ndërmjetësim e BE-së. Kurti e Vuçiq, në maj të këtij viti ishin ulur përballë njëri-tjetrit, në një darkë joformale në Berlin, me prezencën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Por, gjatë këtij takimi sipas deklaratës së Vuçiqit nuk janë shtrënguar duarat me Kurtin.
Këmbëngulësia e Vuçiqit
Disa muaj pasi doli fitues në zgjedhjet parlametare të vitit 2021, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, në qershor të po të njëjtit vit, për herë të parë do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili edhe më herët ishte takuar me drejtuesit e shtetit të Kosovës, pas takimit të parë me Kurtin, deklaroi se ai në këtë takim ka ardhë për të mos u marr vesh për asgjë.
“Personi erdhi të më pyes se kur do t’a pranoj pavarësinë e Kosovës. Përgjigjja ime ishte kurrë”, deklaroi presidenti Vuçiq, më 15 qershor të kaluar.
Kryeministri Albin Kurti, në këtë takim kishte dhënë katër propozimi për rrjedhën e mëtutjeshme të dialogut. Avancimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor nga CEFTA-s, në SEFTA, nënshkrimi i marrëveshjes së përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, çështja e të pagjeturve të të zhdukurve me dhunë, si dhe themelimi i Këshillit Nacional të Serbëve në Kosovë, ashtu siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
Librat e Albin Kurtit
Takimi i dytë Kurti-Vuçiq, (19 korrik 2021) sipas presidentit të Serbisë, kishte qenë më i vështirë se i pari. Faktin se ky takim ishte i rëndë e potencoi edhe Mirsollav Lajçak në konferencë për shtyp, duke theksuar se të dy palët kanë qasje tejët të ndryshme të normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi.
Edhe në këtë takim Kurti kishte ofruar një propozim. Deklaratë e Paqes me gjashtë nene, e cila fliste për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit, ishte propozimi i cili u refezua ng apala serbe.
Ndryshe, këtë takim e karakterizoi tentimi i kryeministrit Kurtit, për t’i dhuruar presidentit Vuçiq, tre libra që lidhen me Kosovën.
“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët - Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, tha Kurti pas takimit të realizuar me 19 korrik të vitit 2021.
Ballafaqimi i radhës mes palës kosovare dhe serbe pritet të realizohet në kohë kur tensionet në Veri të Kosovës janë shtuar pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës se nga 1 shtatori të filloj zbatimi i masave të reja të reciprocitet për dokumentet hyrje-dalje.
Ndryshe, përmes një komunikate nga BE, kanë njoftuar se në këtë takim do të adresohen çështjet aktuale me synim zbutjen e tensionit aktual në terren.
17 Gus 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet në Serbi
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri dhe Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.