Daçiq: Është likuiduar vrasësi i policit /         Foto: AA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vrasësi i policit ditë më parë është likuiduar sot nga policia e Serbisë.

“Pjesëtarët e policisë në afërsi të Loznicës likuiduan vrasësin e policit”, tha Daçiq, i cili shkoi në vendin e ngjarjes.

Natën mes të mërkurës dhe të enjtes rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës kanë ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.

Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e qëlluar policin Nikolla Krsmanoviq (1990) në gjoks dhe duke e lënë të vdekur si dhe policin Vjekoslav Iliq (1974) duke e plagosur në shpatull, pas së cilës ka ikur.

Që nga ajo kohë, policia ka qenë intensivisht në kërkim të Faton Hajrizit, i cili sipas autoriteteve serbe ka qëlluar mbi policët.

TRT Balkan / agjencitë