Daçiq: Tetë trupa u nxorën nga rrënojat në stacionin hekurudhor në Novi Sad         / Foto: AA

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se tetë persona kanë mbetur të vdekur nga shembja e një pjese të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, raporton Anadolu.

"Tetë trupa janë nxjerrë nga rrënojat, dy persona janë në spital dhe kanë mbijetuar, me faktin se te njëri prej tyre gjendja është e rëndë pasi i është amputuar këmba. Kemi kontakte me dy persona nën rrënoja, po punojmë për t'i nxjerrë të gjallë", tha Daçiq.

Sipas tij, nën rrënoja ndodhet edhe një vajzë 14-vjeçare.

Daçiq shtoi se operacioni i shpëtimit është duke vazhduar dhe në të marrin pjesë rreth 80 shpëtimtarë nga disa qytete me ndihmën e makinerive të rënda.

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

"Pavarësisht se është një objekt i ndërtuar në vitin 1964, ne do të insistojmë të gjenden përgjegjësit, si dhe të japin përgjegjësi ata që duhej të kujdeseshin për gjendjen e strukturës së objektit, të cilët duhej të paralajmëronin autoritetet se disa gjëra duhet të riparohen apo korrigjohen", tha ai.

TRT Balkan / agjencitë