FRONTEX: Greqia injoroi ofertën e ndihmës për varkën e emigrantëve.     /Foto: Reuters

Agjencisë Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare - FRONTEX, ka thënë se nuk ka marrë “asnjë përgjigje” kur ofroi mbështetje ajrore për autoritetet greke pak para se një anije me emigrantë të përmbysej, duke lënë të paktën 82 të vdekur.

“Frontex ofroi mbështetje shtesë ajrore për autoritetet greke më 13 qershor, por nuk mori asnjë përgjigje,” tha zyra e shtypit e FRONTEX-it për agjencinë e lajmeve AFP të hënën (26 qershor) me email.

Anija u përmbyt në brigjet greke në mes të qershorit dhe qindra u raportuan të zhdukur, duke hedhur në qendër të vëmendjes autoritetet dhe nëse ato mund të kishin ndërhyrë për të ndaluar katastrofën.

Zyra e shtypit shtoi gjithashtu se FRONTEX-i ofroi të shkojë përpara me një patrullë të planifikuar, por autoritetet greke i kërkuan që në vend të kësaj të merrte pjesë në një operacion kërkimi dhe shpëtimi në Kretë.

Më herët atë ditë, qendra italiane e koordinimit (MRCC) udhëzoi avionin e FRONTEX-it të kërkonte varkën me emigrantë në bord në orën 08:33 GMT dhe avioni e pa atë në orën 09:47 GMT.

“Aeroplani po monitoronte varkën për 10 minuta përpara se të kthehej në bazë për furnizim me karburant”, tha FRONTEX.

Varka e mbushur me emigrantë u përmbys në detin Jon pranë gadishullit të Peloponezit të Greqisë natën e 13 qershorit pasi u nis nga Libia drejt Evropës.


AFP