Gjermania kërkoi të mbështesë dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës   Foto: AA

Zëvendës zëdhënësja e Qeverisë Gjermane, Christiane Hoffmann, theksoi se është e rëndësishme të mbështetet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoffmann tha në Berlin se qeveria gjermane mirëpret uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se afrimi i dy vendeve është një tregues i mirë.

Ajo kujtoi se serbët hoqën barrikadat e vendosura në rrugët në pjesën veriore të Kosovës dhe se Kosova hapi pikën kufitare me Serbinë.

“Para se gjithash, është e rëndësishme që të përkrahet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ajo.

Hoffman theksoi se Gjermania e mbështet këtë dialog, si dhe përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së.

AA