Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke mbrëmë kanë qenë në terren në zonat e prekura nga përmbytjet katastrofike në Bosnjë e Hercegovinë (BeH).
Delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Turke në BeH njoftoi se janë në terren dhe se së bashku me ekipet e tjera të shpëtimit, në koordinim me Kryqin e Kuq të BeH-së, kanë shpërndarë ushqim dhe ujë të pastër për popullatën vendase.
Të paktën 21 persona kanë vdekur nga përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në BeH.
Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Brendshme e Kantonit Hercegovina-Neretva (HNK), 16 persona kanë humbur jetën në zonën e Jabllanicës.
Ditën e djeshme është bërë e ditur se një grua e moshuar ka humbur jetën në Fojnicë. Po ashtu, në Gojevicë afër Fojnicës, trupi i një burri është nxjerrë nga njëra prej veturave të përmbytura.
Për fat të keq, thanë zyrtarët numri i viktimave mund të jetë më i lartë sepse disa dhjetëra njerëz janë ende duke u kërkuar si të zhdukur në Hercegovinën veriore, por edhe në Bosnjën qendrore.