Greqia veçohet globalisht për shpenzimet ekstremisht të larta ushtarake dhe programin ambicioz të armatosjes në mes të rritjes enorme të çmimeve të energjisë dhe rënien e rëndë të ekonomisë evropiane.
Shpenzimet e mbrotjes në raport me Prodhimin Bruto Vendor (PBV) të këtij vendi janë rritur në 3.76 për qind në vitin 2022, një rritje nga 2.45 për qind sa ishtë në vitin 2019, kur partia konservative Demokracia e Re mori qeverisjen nga e majta SYRIZA.
Këto shifra janë edhe më të larta se sa ato të ShBA-së.
Rrjedhimisht, shpenzimet e Greqisë për mbrojtje janë ngjitur në rreth 8.4 miliardë dollarë në vitin 2022, nga 5 miliardë në vitin 2019, një rritje e madhe prej 60 për qind.
Kjo i bie se shpenzimet e Greqisë për mbrojtje janë 730 dollarë për kokë banori për vitin 2022.
Për krahasim, shpenzimet e Türkiye-s për mbrojtje pritet të arrijnë 1.22 për qind të Prodhimit Bruto Vendor, që paraqet një vlerë prej 166 dollarëve për kokë banori.
Ajo që vlen të theksohet është se mbi 45 për qind e buxhetit masiv të Athinës për mbrojtje është destinuar për furnizim me armë të reja.
Franca po korr fitime të mëdha
Franca, furnizues tradicional i armëve për Athinën, ka përfituar më së shumti nga dëshira e rritur e Greqisë për armatim, sips databazës për transferrin e armëve të Institutit Ndërkombëtar të Hulumtimeve të Paqes në Stokholm.
Kështu, Parisi ka siguruar marrëveshje të mëdha, përfshirë shitjen e 24 avionë ushtarakë Rafale dhe Fregata FDI (Frégate de défense et d'intervention – anije ushtarake), bashkë me raketa dhe sistem elektronik luftarak.
Vlera e këtyre dy marrëveshjeve konsiderohet të jetë rreth 6 miliardë dollarë.
Edhe Washingtoni, të cilit Athina i ofroi akses në shumë objekte ushtarake nëpërmjet përditësimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së ndërsjellë në 2019 dhe 2021, së fundmi ka përshpejtuar transferimin e sasisë së madhe të armëve.
Rrjedhimisht, tashmë po bëhet transferimi i 1.200 mjeteve të blinduara M-117, 10 helikopterëve të ngarkesave të rënda CH-47D dhe 60 helikopterëve zbulues/luftarak OH-58D.
Në shtator, ShBA-ja gjithashtu dorëzoi dy avionët e parë nga 83 avionët F-16 të vendit, të cilët do të përditësohen në konfigurimin Viper, si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë 1.5 miliardë dollarë.
Për më shumë, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Greqia gjithashtu ka shprehur interes t’i bashkëngjitet programit të përbashkët F-35 Strike-Fighter, si dhe për furnizim në të ardhmen me sistemet ajrore pa pilot MQ-9, Apache AH-64E dhe përmirësime në sistemet e tyre M-270 MLRS dhe Patriot.
Gjatë periudhës së njejtë, Gjermania u pajtua të shiste 44 torpedo të rënda DM2A4 për nëndetëset greke dhe Britania e Madhe shiti 2 anije për sulm të shpejtë të tipit Vita për 300 milion dollar.
Spanja, e cila i shiti pesë UAV Alpha-900, dhe Italia, e cila e furnizoi dy armë detare 76 mm, janë furnizues të tjerë perëndimorë të armëve për Athinën.
Rusia është ndoshta eksportuesi më befasues i armëve në këtë listë. Në vitin 2019, ajo i dha Greqisë katër sisteme të mbrojtjes ajrore SA-15.
Financat në tkurrje
Përderisa Greqia shpenzon dhjetëra miliardë dollarë në shpenzime ushtarake, ekonomia e tyre është larg gjendjes premtuese siç pretendon qeveria.
Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), borxhi i Greqisë në raport me Prodhimin Bruto Vendor është 222 për qind në vitin 2021, më i lartë nga vendet anëtare të OECD-së, pas Japonisë.
Autoriteti grek i statistikës konfirmon përkeqësimin e gjendjes me financat publike të Greqisë. Sipas tyre, borxhi nominal i Qeverisë, në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte mbi 357 miliardë dollarë.
Greqia, gjithashtu, shënoi inflacion rekord prej 12 për qind, më i larti në tri dekadat e fundit.
Përderisa çmimet e gazit natyror kanë arritur rekord me rritje prej 332 për qind në nivel vjetor, transporti ajror shënoi rritje prej 58.7 për qind, e ndjekur nga çmimet e energjisë me 30.5 për qind.
Ndërkohë, përkeqësimi i cilësisë së financave publike dhe rritja e inflacionit, së bashku me shpenzimet e mëdha ushtarake, kanë çuar në një rënie të cilësisë së jetës për qytetarët e vendit.
Sipas statistikave të fundit, mbi 28 për qind e popullsisë greke jeton në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social, ndërsa gati 30 për qind përjeton privim material.
14 Tet 2022
Greqia e zhytur në probleme ekonomike, shpenzime marramendëse për armatim
Shpenzimet e Greqisë për mbrojtje janë ngjitur në rreth 8.4 miliardë dollarë në vitin 2022, nga 5 miliardë në vitin 2019, një rritje e madhe prej 60 për qind.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore