Greqia përjetoi dimrin dhe verën më të nxehtë gjatë vitit 2024 /            Foto: AA

Në vitin 2024, Greqia ka përjetuar dimrin dhe verën më të ngrohtë në historinë e saj.

Në raportin e Zyrës Meteorologjike Greke janë paraqitur të dhënat lidhur me temperaturat dhe reshjet për vitin 2024.

Sipas raportit, temperatura më e lartë e vitit ishte 44,5 gradë Celsius në ishullin e Kretës më 13 qershor ndërsa temperatura më e ulët e vitit u regjistrua me 19,8 gradë nën zero në Follorinë më 22 janar.

Sasia më e madhe e reshjeve në një ditë u regjistrua përreth manastirit "Simon Petra" në afërsi të Halkidikit me 435 milimetra.

"Dimri 2023-2024 ishte dimri më i ngrohtë në historinë e vendit dhe vera e vitit 2024 ishte vera më e nxehtë në historinë e vendit", thuhet në raport.

AA