Hakan Fidan takon presidentin e Shqipërisë në Shkup        / Foto: AA

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka takuar në Shkup presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, ministri Fidan takoi presidentin Begaj në Shkup para samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Fidan ka përfaqësuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të SEECP-së, që u mbajt sot në Shkup.

TRT Balkan / agjencitë