Hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.    Foto: AA

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, përsëri janë hapur për qarkullim. Policia e Kosovës, përmes Facebook, ka njoftuar së në orët e pasditës pasi është bërë largimi i barrikadave në formën siç ishin vendosur, është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare.

“Zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues”, thonë nga Policia e Kosovës.

Mes tjerash nga ky institucion thonë se liria e lëvizjes së lirë, parandalimi i akteve kriminale dhe ofrimi i sigurisë janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për këtë Policia e Kosovës në vazhdimësi do të angazhohet duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

TRT Balkan