Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Anadolu se nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm, vendkalimi Jarinje është i hapur për hyrje në Kosovë nga Serbia.
Është hapur plotësisht për qarkullim sot në mëngjes pikëkalimi kufitar Jarinje në Veri të Kosovës, i cili është mbyllur pas sulmit në Banjska më 24 shtator.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Anadolu se nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm vendkalimi Jarinje është i hapur për hyrje në Kosovë nga Serbia.
Pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, dy pika kufitare në veri të Kosovës u mbyllën për hyrje nga Serbia për shkak të një hetimi, por Bërnjaku u hap më herët, në fillim të tetorit.
Në një sulm të armatosur nga një grup serbësh të uniformuar më 24 shtator në Banjskë, afër Zveçanit, në veri të Kosovës, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për organizimin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.