Kryeministri bullgar Nikollai Denkov paraqiti dorëheqjen e tij në parlament të martën si pjesë e një hapi të planifikuar me partnerin e koalicionit qeverisës të partisë së tij sipas një marrëveshjeje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Në një deklaratë, Denkov e përshkroi dorëheqjen e tij si një “ftesë për negociata” me partnerin e koalicionit, partinë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB).
“Dorëheqja ime nuk është lojë politike, por rezultat i një premtimi të bërë më parë”, tha ai.
Ai shtoi se qeveria e tij do të vazhdojë detyrat e saj deri në formimin e qeverisë së ardhshme.
Sipas një marrëveshjeje midis partisë GERB dhe një blloku të udhëhequr nga partia Ne Vazhdojmë të Ndryshojmë e tanimë ish-kryeministrit Denkov, mandati i tij nëntëmujor skadon më 6 mars.
Ministrja e Jashtme Maria Gabriel, e cila përfaqëson partinë GERB, do të marrë postin e kryeministres.
Denkov u bë kryeministër pas një votëbesimi nga parlamenti më 6 qershor të vitit të kaluar. Dorëheqja e tij duhet të miratohet nga parlamenti.