Bazuar në matjet e cilësisë së ajrit, Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës, të mërkurën, më 17 korrik, është ndër qytetet më të ndotura në botë.
Të dhënat nga faqja e internetit IQAir tregojnë se indeksi i ndotjes së ajrit në ora 13:00 në Sarajevë ishte 124, që konsiderohet si ajër jo i shëndetshëm për grupet e ndjeshme.
Cilësia e ajrit në Sarajevë nuk ka qenë e favorshme ditët e fundit si pasojë e valës së të nxehtit që preku BeH-në.
Mbi Sarajevë, në hartën botërore të qyteteve më të ndotura janë Dubai, Xhakarta, Kajro, Kinshasa dhe Lahore.
Sipas të dhënave të IQAir, përqendrimi i PM2.5 në Sarajevë është aktualisht nëntë herë më i lartë se vlera e referencës vjetore e cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Tejkalimi i përqendrimit të lejuar të grimcave lundruese është i zakonshëm në Sarajevë gjatë sezonit të dimrit dhe shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes janë impiantet industriale, trafiku, djegia e mbeturinave dhe vatrat e zjarrit individual.