Paralelisht me zhvillimin e takimeve për normalizim të raportëve, Kosova dhe Serbia vazhdojnë të blejnë (prodhojnë) armë. Megjithatë, mes këtyre dy shteteve ekziston një dallim i madh në kapacitetet ushtarakake.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke marr pjesë në promovimin e fundit të armëve për Serbinë, u pyet se a mund të krahasohen Forcat e Armatosura të Kosovës me Ushtrinë e Serbisë, me çka tha se Türkiye dhe QUINT-i, seriozisht janë duke i armatosur dhe se ai nuk e nënvlerëson askënd, por një krahasim i tillë nuk është i mundshëm. Një hap të tillë e ka bërë edhe Kosova. Por, dukshëm larg kapaciteteve me të cilat furnizohet Serbia.
Mbi 200 automjete të reja për Ushtrinë e Serbisë
Në hapësrinë e Akademisë Ushtarake të Serbisë, ditë më parë u promovuan mbi 30 pajisje të reja ushtarake. Mjete bashkëkohor të blinduara, stacione luftarake me telekomandë, obus vetëlëvizës 155 mm, dronë, pajisje elektronik dhe një sërësh armësh tjerat e përbëjnë inventarin e ri të Ushtrisë së Sërbisë. Këto armë siç njoftuan autoritet serbe janë prodhim i industrisë vendore të mbrojtjes.
Në pesë vitet e fundit, sipas autoriteteve të Serbisë, arsenalit të ushtrisë i janë shtuar 204 automjete luftarake dhe se 65 të tjera janë në ndërtim e sipër. Gjatë periudhës 2018-2021, siç u deklaroi presidenti Vuçiq, njësitë e ushtrisë janë furnizuar 46 herë me më shumë armë dhe mjete ushtarake sesa në periudhën 2005-2008.
Poashtu, njësitë e Ushtrisë së Serbisë, në periudhën që vijon pritet të furnizohen me 11 helikopter të ri H-145M.
Armë të gjata për Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës, e cila ka mandatin e vetëm të veprimit në të gjithë territorin e shtetit së fundmi ka blerë armë të gjatë për policinë kufitare në vlerë prej 350 mijë eurovë. Lloji i armatimit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet e Kosovës. KosBazuar në raportin e thesarit të shtetit ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka blerë armatim në vlerë prej 1.3 milionë euro, si dhe autoblinda, topa uji dhe limuzina të blinduara në vlerë 7.1 milionë euro.
Ndryshe, as FSK e Policia e Kosovës nuk disponojnë me tanke apo helikopterë.
19 Gus 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore