Kosova dhe Türkiye nënshkruajnë marrëveshje ushtarake kornizë. / Foto: Ejup Maqedonci (facebook)

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci ka realizuar një vizitë zyrtare në Ankara me homologun e tij turk, Yaşar Güler.

Pas takimit kokë me kokë, Maqedonci në rrjetet sociale njoftoi se kanë nënshkruar marrëveshje ushtarake kornizë me Republikën e Türkiyes.

“Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”, ka shkruar Maqedonci.

Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Türkiye ishin disa nga çështjet të cilat u diskutuan, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre.

“Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t'i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, përfundoi Maqedonci.

Ministri i Kosovës ishte pritur me një ceremoni zyrtare në Ankara, ku pas intonimit të himneve të të dyja vendeve, Maqedonci përshëndeti gardën ceremoniale.

TRT Balkan