Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniq, në fjalën e tij u shpreh se ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi u paraprin disa aktiviteteve tjera zgjedhore, si miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe fletëvotimit të zgjedhjeve.
"Më lejoni t'ju njoftoj se që nga mesi i muajit gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe deri më tani shumë nga aktivitetet e planifikuara zgjedhore janë kryer dhe të tjera janë duke u zhvilluar", tha Radoniq.
Ai gjithashtu u shpreh se më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq më 11 janar, subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Ndërkohë, sipas shortit, kjo është renditja e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit:
111 - Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
112 - Lista Serbe
113 - Partia e Vetme Gorane (Jedinstvena Goranska Partija)
114 - Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
115 - Partia Liberale Egjiptiane
116 - Demokracia Serbe (Srpska Demokratija)
117 - Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
118 - Lëvizja Vetëvendosje
119 - Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka)
120 - Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba)
121 - Koalicioni Ynë Boshnjak (Naša Bošnjačka Koalicija)
122 - Partia Turke e Drejtësisë së Kosovës (Kosova Adalet Türk Partisi)
123 - Partia e Ashkalive për Integrim
124 - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
125 - PDAK - LPB
126 - Iniciativa Qytetare "Drejtësia Popullore" (Gradjanska inicijativa "Narodna pravda")
127 - Unioni Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija)
128 - Fatmir Bytyqi
129 - Koalicioni për Familje
130 - Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP)
131 - Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
132 - Për liri, drejtësi dhe mbijetesë (Za Slobodu Pravdu i Opstanak)
133 - Lëvizja Kombëtare Serbe (Srbski Narodni Pokret)
134 - Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi)
135 - Koalicioni Vakat (Koalicija Vakat)
136 - Opre Roma Kosova
137 - AAK, NISMA, Lista Konservatore
138 - FJALA