Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se negociatori kryesor i vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) do të jetë zëvendëskryeministri për integrime evropiane Bojan Mariçiq, tha se qëllimi është që vendi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur se Qeveria ka marrë vendim për krijimin e një strukture për negociata për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE).
Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajtën konferencë të përbashkët për media, ku u adresuan në lidhje me strukturën për koordinimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Kovaçevski, duke theksuar se negociatori kryesor i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të jetë zëvendëskryeministri për integrime evropiane Bojan Mariçiq, tha se qëllimi është që vendi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030.
"Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është realist dhe i arritshëm. Dhe jam shumë i bindur se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e zgjerimit të ardhshëm të Unionit. Do të punojmë gradualisht që vendi ynë të jetë i barabartë me të gjitha vendet anëtare", theksoi Kovaçevski.
Duke theksuar se struktura e ekipit negociator është dakorduar dhe se ka besim të plotë në kapacitetin e Sekretariatit për Çështjet Evropiane për të udhëhequr negociatat me BE-në, ai i bëri thirrje opozitës që të përfshihet dhe të ndihmojë këtë proces në mënyrë që të mund të përfundojë sa më shpejt.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri përgjegjës për eurointegrimet, Mariçiq, në konferencën për media foli mbi strukturën e rishikuar për koordinimin e negociatave për anëtarësim.
"Për shkak të rritjes së efikasitetit të funksionit në zhvillimin e negociatave, po krijohet pozita e kryenegociatorit, post që do ta kryej si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Çështjet Evropiane dhe që ndërthur elementet politike dhe teknike të negociatave", theksoi Mariçiq.
Në pyetjen e një gazetari për vizitën e tij të sotme në Bullgari, kryeministri Kovaçevski tha se gjatë bisedimeve do të diskutohet edhe për furnizimin me energji elektrike.
"Ata që janë më të njohur me sektorin e energjisë elektrike e dinë se Bullgaria është eksportues i energjisë elektrike, duke pasur parasysh se ajo ka një termocentral bërthamor në Kozloduj", tha Kovaçevski, duke shtuar se si dy vende fqinje do të diskutojnë edhe çështje të tjera.
5 Sht 2022
Kovaçevski: Objektivi ynë anëtarësimi në BE deri në vitin 2030
Objektivi që ia kanë vendosur vetes për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski është realist dhe i arritshëm.
AA
Lajme të ngjashme
Llavrovi në Shkup, Bullgaria jep dritë jeshile për hapësirën ajrore
Vendimi i palës bullgare që fluturimi i kryediplomatit rus Sergej Llavrov të realizohet përmes hapësirës ajrore bullgare erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së MPJ-së së Maqedonisë së Veriut, mikpritëse e këshillit të 30-të ministror të OSBE-së.
Rama: Të jemi gati për BE-në shumë përpara se BE-ja të jetë gati për ne
Në takimin e tij me ekipin kombëtar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të jetë gati për BE-në shumë përpara se BE-ja të jetë gati për Shqipërinë.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.