KQZ BeH: Milorad Dodik president i Republika Sërpska.     Foto: Reuters 

Milorad Dodik, kandidat i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe partnerëve të koalicionit, u zgjodh president i etnietit të dytë në Bosnjë e Hercegovinë, Republika Srpskës, me numrin më të madh të votave, njoftoi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (CEK) i BeH.
Suad Arnautoviç, kryetar i KQZ-së, tha se rezultati pas numërimit të votave për presidentin e RS-së ishte i pandryshuar në krahasim me momentin para miratimit të urdhërit.

Kandidati me më së shumti vota nga populli boshnjak për nënkryetar të RS me votat nga Qendra kryesore për numërimin e votave është Qamil Durakoviq, dhe Ivan Begiç është kandidati i popullit kroat me më shumë vota për nënkryetar të RS.
Në seancën e 73-të të sotme urgjente të KQZ-së, u mor vendim plotësues për përcaktimin dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në BeH.
Arnmautoviç tha se është krejtësisht e papranueshme që kandidatët në zgjedhje të kërcënojnë autoritetet për mbajtjen e zgjedhjeve apo të kushtëzojnë sjelljen e këtij institucioni shtetëror.

“E vetmja rrugë e drejtë është shteti i së drejtës, pra t’i drejtohemi gjykatave, në procedime të rregullta administrative dhe gjyqësore për çdo gjë që konsiderohet e paligjshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të gjithë ata që synojnë të sulmojnë më tej këtë institucion shtetëror duhet ta dinë se KQZ-ja e BeH nuk do të veprojë në bazë të dëshirave dhe vullnetit të tyre politik, por vetëm në bazë të Kushtetutës së BeH dhe ligjeve të shtetit të BeH”, tha Arnautovic dhe shtoi se diskutimi konfirmoi se është e nevojshme t’i qaset reformës zgjedhore në BiH.

Dodik, u shpall zyrtarisht fitues i presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës. Ai fitoi 48 për qind të votave derisa kundërkandidatja, Jelena Triviç, nga opozita fitoi 43 për qind.

TRT Balkan / agjencitë