Këshilli për Çështje Ekonomike dhe Financiare në BE, ECOFIN, i miratoi tre aktet përfundimtare të cilat ishin të nevojshme për Kroacinë, që nga 1 janari i vitit 2023 t’a vendos euron si valutë zyrtare. Vendim tjetër i Këshillit është që konvertimi i kunave kroate në euro të bëhet me kursin mesatar prej 7.5340 kuna për një euro.
Dy vendime tjera të ECOFIN-it kanë të bëjnë me pranimin e euros nga Kroacia, si dhe dekreti me të cilën vërtetohet se me nënshkrimin e 19 anëtareve tjera, Kroacia do të bëhet anëtarja e 20-të e Eurozonës.
“Dëshiroj t’i uroj kolegut tim Zdravko Mariq dhe gjithë Krocisë që u bënë shteti i 20-të i Eurozonës. Vendosja e euros nuk është garë, por vendim politik përgjegjës. Kroacia me sukses i përmbushi të gjitha kriteret ekonomike dhe nga 1 janari i vitit 2023 do të paguaj me euro”, deklaroi ministri i Financave të Çekisë, Zbynek Stanjura, i cili kryeson me ECOFIN-in.
Marrëveshja për anëtarësimin e Kroacisë në Eurozonë është nënshkruar sot në Bruksel. Në nënshkrimin e marrëveshjes, përveç Stanjura dhe Mariç, morën pjesë edhe nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, Komisioneri Evropian për Drejtësi, Paolo Gentiloni dhe kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
12 Kor 2022
Kroacia, më 1 janar bëhet anëtarja e 20 e Eurozonës
Pas futjes së euros si monedhë zyrtare, kuna kroate do të shkëmbehet me një kurs mesatar prej 7,5340 kuna për një euro
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Rama: Të jemi gati për BE-në shumë përpara se BE-ja të jetë gati për ne
Në takimin e tij me ekipin kombëtar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të jetë gati për BE-në shumë përpara se BE-ja të jetë gati për Shqipërinë.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.