Kryediplomati i Kroacisë: Jemi të shqetësuar nga kriza humanitare në Gaza.    /Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman, tha se janë të shqetësuar për krizën humanitare në Gaza dhe rritjen e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme. Gërliq-Radman në një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) i cili mbahet në Bruksel tha: "Jemi të shqetësuar për krizën humanitare në Gaza dhe rritjen e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme". Ai theksoi se mbrojtja e civilëve në Gaza është "pika kyç".

Ai tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e hapjes së rrugës për kamionët me ndihmë humanitare që shkojnë në Gaza. "Situata ekonomike ka ndikim të rëndë mbi Egjiptin dhe vendet e tjera të rajonit".

Shefi i diplomacisë kroate tha se në takimin e sotëm do të shprehin ngushëllimet për opozitarin rus Alexey Navalny i cili vdiq në burgun ku po vuante dënimin. "Do të theksoj edhe një herë se duhet të arrihet marrëveshje e shpejtë për çështjen e ndihmës për Ukrainën", tha Gërliq-Radman.

TRT Balkan / agjencitë