I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do t’i presë në Bruksel për takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe atë serb, Petar Petkoviq, të mërkurën.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi ditën e takimit, duke nënvizuar se fokus i takimit trepalësh do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjës së Brukselit, i arritur më 27 shkurt dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.
"Nesër, Mirosllav Lajçak do t’i presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel. Fokusi do të jetë te zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës", ka shkruar Stano.
Gjatë paradites, Lajçak shkroi në rrjetet sociale se në takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kanë biseduar mbi zhvillimet në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes.