Lajçak takon Bislimin si parapërgatitje për takimin Kurti-Vuçiq. / Foto: Miroslav Lajčák (twitter)

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi mbrëmë ka realizuar një takim të rëndësishëm në Bruksel me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Këtë e bëri të ditur vet përfaqësuesi i BE-së, duke thënë se kanë diskutuar rreth përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet javën e ardhshme.

“Faleminderit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e takimit të nivelit të lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i ndërmjetësuar nga BE-ja pritet të mbahet më 14 shtator në Bruksel.

TRT Balkan