Marrëveshjes me Mali të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.     Foto: Facebook/Dritan Abazoviç 


Sipas kësaj marrëveshje, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia e mësimit fetar në shkollat publike etj.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq në mëngjesin e sotëm pa asnjë paralajmërim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve ka mbërritur në Podgoricë.
Vila Shtetërore Gorica, ku u nënshkrua Marrëveshja Themelore, ndodhet nën masa të rrepta sigurie nga policia.
Marrëveshja themelore ishte miratuar nga Qeveria e Malit të Zi më datën 8 korrik, e cila përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.
Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia e mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Marrëveshja ka nxitur partinë opozitare Fronti Demokratik – që mbështet nënshkrimin e marrëveshjes – të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviqit. Por, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje.

Kosova Press