Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet 3.5 ballësh / Photo: AA

Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet 3,5 ballësh sipas shkallës Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në orët e para të së hënës, në orën 02:02 sipas kohës lokale.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (European-Mediterranean Seismological Centre-EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në lindje të Shkupit, kryeqytetit të vendit, në një thellësi prej 8 kilometrash .

Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, ndërsa fillimisht nuk raportohet për dëme.

TRT Balkan / agjencitë